Bëri karrierë edhe jashtë vendit, por lëndimi që e kishte pësuar i pamundësoi që të tregojë më të mirën te Llapi. Kësisoj, njëri nga futbollistët më të mirë kosovar para pak kohësh, Besnik Krasniqi, mund të ndahet me Llapin.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, Llapi dhe Krasniqi pritet t’i ndajnë rrugët pasi ky i fundit nuk ka arritur të japë më të mirën për skuadrën e trajnerit Tahir Batatina për shkak të problemeve që kishte me lëndimet.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet ditëve në vijim. Ndryshe, Krasniqi nuk kishte hapësirë të madhe në stinorin vjeshtor me llapjanët.

Artikulli paraprakUnited-City do të jetë një derbi botëror, vetëm në 4 vende nuk do ta ndjekin
Artikulli tjetërFormacioni “mix” i skuadrave nga Manchesteri