Mark Milicaj rezultoi si golashënuesi më i mirë i Feronikelit në kampionatin e porsapërfunduar.
Ai i ka shënuar 8 gola në 28 paraqitje për ekipin nga Drenasi, raporton “Zëri”.
Mirëpo, Feronikeli nuk i ka përmbushur as në minimum pritshmëritë gjë që e ka shtyrë këtë klub ta projektojë një ndryshim të madh në mënyrë që në sezonin e ardhshëm ta kërkojë titullin e kampionit.
“Zëri” shkruan se “revolucioni drenicas” pritet ta lë lirë edhe Milicajn, i cili njihet si njëri prej futbollistëve më të shtrenjtë në vitet e fundit.
Qysh në vitin 2015 Besa e Pejës i kishte paguar Istogut dëmshpërblim prej 5 mijë eurosh për kartonin e këtij futbollisti.
Në Kosovë shumë rrallë ndodh që një klub t’i paguajë klubit tjetër dëmshpërblim për transferimin e një lojtari.