Futbollisti nga Bolivia, Deibert Frans Roman Guzman, ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi famkeq, dhe nuk ia doli të shpëtonte edhe pse u mendua që do t’ia dal për shkak të fizikusit të tij te një sportisti të vërtetë, përcjell Korneri.net
Lajmin e publikoi Federata e Futbollit Bolivian, që shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë.

Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit. Fillimisht nga jeta u nda baba ii tij Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhai, Luis Karmelon, i cili kishte stërvitur skuadrën e Deportivo Perejique.
Deibert Frans Guzman luante për ekipin e University of Trinidad. /Korneri.net