Një lajm nga një sajt italian pohon qe ka pasur përçarje në dhomat e zhveshjes midis veteranëve dhe lojtarëve të huaj. Bardhezinjtë vijnë në një moment kritik pasi e shohin veten e tyre 4 pikë larg Napolit, dhe vend i dytë në Ligën e Kampioneve. “Dagospia” pohon se “sherri” ka nisur mes tre lojtarëve të huaj që priten të shiten në janar.

Megjithatë “TuttoJuve” me burimet që ka pranë klubit deklarojnë se këto janë informacione të pabaza. Tani mbetet për tu parë për ndonjë deklaratë zyrtare pranë klubit apo thjesht do ta anashkalojnë këtë situatë.

Artikulli paraprakYlli kosovar prezantohet te skuadra e re [FOTO]
Artikulli tjetërSIGAL Prishtina falenderon Dardan Berishën