Fundi i ndeshjes mes Real Madrid dhe Bajern Mynih është shoqëruar me protesta të futbollistëve bavarezë ndaj gjyqtarit kryesor, Viktor Kasai. Sipas mediave spanjolle, një pjësë e lojtarëve të stolit i janë afruar gjyqtarait të katërt me celularë në duar, duke i treguar atij vendimet e gabuara që janë dhënë ndaj tyre.
“Mundo Deportivo” tregon se ata rrethuan gjyqtarain dhe i shfaqnin përsëritjet me video të moslargimit me karton të kuq të Casemiro, apo kartonin e kuq të padrejtë të Vidal. Por sigurisht, videot që të gjithë i shfaqnin në celular atij ishin dy golat në pozicion jashtë loje të Kristiano Ronaldos.
Ndërkaq, Thiago Alcantara dhe Frank Ribery, protestuan ndaj treshes së gjyqtarëve në fushën e lojës menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.