Tony Chapron, arbitri francez që u bë i njohur me reagimin e habitshëm të tij pak kohë më parë gjatë një ndeshje të kampionatit, është dënuar tashmë me 3 muaj pezullim.

Ai reagoi shumë keq, duke tentuar të godasë me shkelm Diego Carlos të Nantës gjatë ndeshjes me PSG-në dhe më pas e ndëshkoi me kartn të kuq. Pamjet e ndërhyrjes së gjyqtarit francez bënë xhiron e botës dhe sollën shumë polemika, por më pas situata u qartësua.

Carlosit iu hoq kartoni, pasi ai nuk kishte asnjë qëllim të pengonte gjyqtarin, i cili u rrëzua në tokë pas përplasjes me lojtarin e Nantës.

Artikulli paraprakMiqësore: Llapi sot luan ndaj kampionit të këtij shteti
Artikulli tjetërAs temperaturat e ulëta nuk e ndalin drejtorin sportiv të FC Keku [VIDEO]