Këtë fundjavë rikthehet në aksion futbolli i ligave elite evropiane pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Në Premier League ndeshja kryesore e kësaj jave do të jetë ajo ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit (që zhvillohet të shtunën nga ora 13:30), dy skuadra me ambicie të njejta këtë edicion, pra plasmanin sa më lartë në renditjen tabelare.

Në Serie A këtë javë do të kemi dy ndeshje të mëdha, të shtunën nga ora 18:00 zhvillohet derbi kryeqytetas Roma – Lazio, kurse nga ora 20:45 në “San Paolo” zhvillohet derbi tjetër Napoli – Milan.

Në La Liga, ndeshja kryesore e javë zhvillohet gjithashtu të shtunën nga ora 20:45, ku përballë një tjetrës do të jenë skuadrat e qytetit të Madridit, Atletico dhe Real./Korneri.net.

Artikulli paraprakDeklaratë bombastike e mbrojtësit të Napolit: Nëse fitojmë “Scudetto-n” dua fëmijen tim të pestë
Artikulli tjetërKthehen “shefat” e Manchester United