Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002, Cafu mendon se i ka ardhur fundi dominimit të Messit dhe Ronaldos.

Mbrojtësi brazilian mendon se Neymar shumë shpejt do të mposhtë portugezin dhe argjentinasin duke u bërë në këtë mënyrë lojtari më i mirë në botë, shkruan “Goal.com”.

“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk është larg Messit dhe Ronaldos të cilëve u ka ardhur fundi. Unë jam i sigurt që vitet e ardhshme Neymar do të mposhtë Messin dhe Ronaldon duke u bërë lojtari më i mirë në botë”, u shpreh Cafu.
Megjithatë Cafu është pyetur nëse Ronaldo e meritonte çmimin e FIFA-s apo ‘Topin e Artë’.

“Mendoj që e ka merituar pasi Ronaldo ka pasur një viti magjik dhe shumë të qëndrueshëm. Ka fituar gjithçka dhe e ka merituar plotësisht këtë titull”, përfundoi ai./

Artikulli paraprakRonaldo më i miri edhe sipas FIFA-s
Artikulli tjetërFOTO/ Zyrtare: Reali i Madridit largon lojtarin e parë nga skuadra