Janë shtuar raportet që sugjerojnë se Mauro Icardi do të rinovojë me Inter, me një kontratë që pritet të ketë një klauzolë 100 milionë euro për ekipin që e kërkon sulmuesin argjentinas.

Icardi është përfolur shumë javët e fundit me një kalim 60 milionë euro te Napoli, Arsenal, Atletico Madrid dhe Chelsea, teksa edhe Juventus ishte interesuar për të.

Por sipas disa burimeve të ndryshme, si Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, është marrë një vendim për të shtyrë kontratën deri në 2021.

Artikulli paraprakKërkohet koka e Wenger!
Artikulli tjetërTheu këmbën e kundërshtarit, gjykata e dënon me një vit burg