Pritet zyrtarizimi final në vikend, por  Gianluigi Donnarumma, me vetëm 17 vjet mbi supe, do të ftohet nga përzgjedhësi i ri italian Giampiero Ventura për dy ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Izraelit. Vetëm 24 orë më herët  Gigi Di Biagio, përzgjedhësi i Italisë U-21, nuk e ftoi fare portierin e Milanos  për ndeshjet kundër Serbisë dhe Andorras me ç’rast ai mbeti shumë i zhgënjyer, megjithatë vetëm pak orë më vonë Donnarumma ftohet për skuadër e parë të axurëve.

Edhe Gigi Buffon i famshmi në vitin 1997 e kishte zëvendësuar kundër Rusisë portierin 32-vjeçar atëkohë Gianluca Pagliuca, por Buffon kishte 18 vjet, ndërsa Donnarumma sipas statistikave në Itali, është lojtari më i ri në moshë që ftohet për kombëtare në 105 vitet e fundit.

Artikulli paraprakZyrtare: Diawara përforcon Napolin
Artikulli tjetërInter s’ka të ndalur, të hënën goditja e radhës