Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera këtë javë u grumbullua për herë të parë në kombëtaren e Spanjës. Emocionet e lojtarit të Manchester United-it ishin aq të mëdha, saqë ai ka menduar se e gjitha ishte një shaka e shokut të tij të skuadrës, David de Gea.

Mesfushori do të debutojë me “Furinë e kuqe” duke e nisur me ndeshjen e Eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Italisë, teksa më pas e pret kombëtarja shqiptare, por, duke folur në “Goal.com“, ai pranoi se telefonata e portierit spanjoll fillimisht iu duk e pabesueshme.

Artikulli paraprakCapello: Ky është fajtori për rezultatet e fundit të Real Madridit
Artikulli tjetërZyrtare: Kosova ndaj Kroacisë do të luajë me këto fanella [FOTO]