Trajneri portugez, Jose Mourinho ka shpenzuar një shumë të madhe parash në merkaton e verës për të siguruar emra të mëdhenj dhe duket se është i vendosur të mos ndjekë hapat e paraardhësit të tij Louis van Gaal, i cili punonte shumë me te rinjtë. Për këtë arsye, disa nga të rinjtë e Manchester United, sipas shtypit anglez, po mendojnë të largohen nga “Old Trafford” para mbylljes së merkatos.

Adnan Januzaj, Donald Love dhe Paddy McNair janë larguar tashmë drejt Sunderland, teksa Andreas Pereira pritet të kalojë te Middlesbrough me formulën e huazimit. Tani, sipas “Daily Mail”, Tyler Blackett, James Wilson dhe Will Keane duket se do të jenë të rinjtë e radhës që do të braktisin “Teatrin e Ëndrrave” në kërkim të një skuadre ku mund të aktivizohen rregullisht. Të tre këta lojtarë janë të shqetësuar nga fakti se nuk do t’u jepet mundësia për t’u zhvilluar nën drejtimin e Mourinho-s. Për rrjedhojë, menaxherët e tyre janë vënë në kërkim të skuadrave të tjera që mund të jenë të interesuara për shërbimet e tyre. I vetmi që bën përjashtim është Marcus Rashford.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here