Atalanta ishte heroike në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Madridit.

Edhe pse Reali luajti në mungesë të 9 futbollistëve shumica prej të cilëve janë titullarë, megjithatë ia doli të fitonte ndeshjen 0-1 me golin e Ferland Mendy krejt në fund, shkruan Korneri.net

Por, Atalanta ishtebe hendikepuar që në fillim të ndeshjes. Gjyqtari gjerman Tobias Stieler, bëri gabim të madh kur në minutën e 17. Përjashtoi nga loja direkt me të kuq zvicëranin Remo Freuler. Ky i fundit shkaktoi (faull) afër zonës së tij, por meritonte vetëm kartonin e verdhë, e assesi të kuqin me çka vendasit protestuan shumë dhe atë me plot të drejtë. Ky rast edhe ndryshoi rrjedhën dhe ndoahta historinë e ndeshjes. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here