Eintracht Frankfurt shkatërron Bayern Munich, me rezultatin 5-1 në takimin e javës së 14-të të Bundesliga.

“Shqiponjat” diktuan ritmin gjatë gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12’ me Marmoush.

Në minutën e 31’ Dina Ebimbe dyfishoi avantazhin, teksa vetëm pesë minuta më pas Larsson realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

Bavarezët tentuan të reagonin dhe ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 44’ me Kimmich.

Megjithatë ashtu si në pjesën e parë edhe në fraksionin e dytë ritmi u diktua nga vendasit.

Në minutën e 50’ Dina Ebimbe shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, teksa dhjetë minuta më pas Knauff realizoi golin e pestë.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 5-1, me Frankfurt që renditet në vend të shtatë me 21 pikë, teksa Bayern në vend të dytë me 32 pikë.

Ndërsa Heidenheim-Darmstadt u mbyll me rezultatin 3-2, Union Berlin-Borussia Monchengladbach përfundoi me rezultatin 3-1, Werder Bremen-Augsburg 2-0 dhe Wolfsburg-Freiburg 0-1.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Atalanta-Milan
Artikulli tjetërArlind Shala trajneri specialist në rikthimin në formë të futbollistëve