Juventusi edhe njëherë tregoj se është skuadër e madhe e mbi të gjitha e mençur. Po e shet lojtarin Paul Pogba për më shumë se 110 milionë euro te klubi prej nga e mori pa asnjë cent, ndërsa me paratë e tij po e bënë skuadrën 100 herë më të fortë se që e ka aktualisht si dhe vet klubit anglez Man.United.  Zyrtarët biankonerë  e gjetën zëvendësuesin Pogba, mesfushor fantastik, i kombësisë së njetë dhe trefishë më të lirë.

Fjala është për Blaise Matuidi i cili ka agjent gjithmonë Mino Raiola i cili klientin e tij të parë po e dërgon në Old Trafford, kurse tjetrin në Juventus Stadium. Vlera e transferimit po flitet se do të jetë 35 milionë euro, dhe me këtë shumë parash edhe zyrtarët e lartë të PSG janë dakord.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Thiago Silva te Milan, por vetëm..?
Artikulli tjetërZyrtare: Arsenal transferon supertalentin nigerian