Manchester City u eliminua në UEFA Ligë të Kampionëve nga Monaco me fitoren 3 me 1 mbrëmjen e së mërkurës.

Disfata e skuadrës së Pep Guardiolas do të thotë që Leicester City është tani klubi i vetëm anglez i mbetur në këtë kompeticion evropian.

Manchester United është gjithashtu ende në Evropë, megjithëse vetëm në Evropa Ligë. Sidoqoftë, sulmuesi i “Djajve të Kuq” Anthony Martial duket i kënaqur me disfatën e Cityt.

Martial postoi në rrjetin social Twitter duke shprehur gëzimin pas golit të shënuar nga Tiemoue Bakayoko.

Artikulli paraprakSchick për Interin, punë e kryer!
Artikulli tjetërLargimi i De Biasit/ Armando Duka: E mbajmë për brekësh po na çoi në Botëror