Prestigjozja franceze “France Football” anuloi dhënien e çmimit “Topi i Artë” në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19 dhe e zëvendësoi atë me “Ekipin e Ëndrrave” apo thënë ndryshe 11-shen ideale të historisë së futbollit.

Me një rreshtim 3-4-3, në portë është përzgjedhur rusi i mirënjohur Lev Yascin, ndërsa më pas mbrojtja e veçanërisht mesfusha e sulmi përbëhen nga emra të jashtëzakonshëm, që kanë dhuruar spektakël në karrierën e tyre.

Në mbrojtje treshja përbëhet nga gjermani Franc Beckenbauer, italiani Paolo Maldini dhe braziliani Cafu. Në mesfushë janë përzgjedhur gjermani Lothar Matthaus, spanjolli Xavi Hernandez, argjentinasi Diego Armando Maradona dhe braziliani Pele.

Në sulm, në majë është braziliani Ronaldo, i mbështetur nga portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi, ndërsa vlen të theksohet se nga 11-sha ideale vetëm këta dy të fundit janë ende aktivë në futboll.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFrance Football-Paolo Maldini është shpallur mbrojtësi më i mirë i majtë në histori të futbollit
Artikulli tjetërRritet numri i të lënduarve te Milan