Franca vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme që në të ardhmen mund ta sundojnë edhe futbollin botëror. Duke filluar nga Kylian Mbappe që flitet se kartoni i tij e ka vlerën mbi 100 milionë euro e deri te talentët e tjerë që luajnë në Ligue 1. Didier Deschamps ka filluar tu besojë shumë të rinjve që janë produkt i kampionatit francez, duke e rritur vlerën e tyre por edhe të kampionatit. Dy prej tyre shënuan sonte në ndeshjen ndaj Anglisë. Këtu mund të futen edhe emra si Paul Pogba, Anotione Griezmann e Rafael Varane që tashmë janë pjesë e padiskutueshme e kësaj kombëtareje. Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti gjetën rrugën e golit në fitoren 3-2.

Më poshtë janë talentët që po u jepet mundësi nga Daschamps

Kylian Mbappe (Monaco) – 18 vjeç
Adrien Rabiot (PSG) – 22 vjeç
Ousmane Dembele (BORUSSIA DORTMUND) – 20 vjeç
Samuel Umtiti (BARCELONA) – 23 vjeç
Benjamin Mendy (MONACO) – 22 vjeç
Thomas Lemar (MONACO) – 21 vjeç
Corentin Tolisso (LYON – Bayern Munchen) – 22 vjeç
Presnel Kimpembe (PSG) – 21 vjeç

Artikulli paraprakDe Biasi, interesohet për Përfaqësuesën e Kosovës
Artikulli tjetërNjë yll më pak te Barcelona