Favoriti më i madh dhe përfaqësuesja më e fuqishme në botë ne hendboll, Franca ka kaluar në finalen e botërorit që pikërisht po zhvillohet në Francë. Trekolorët në gjysmëfinalen e parë mposhtën befasinë e madhe Slloveninë me rezultat 31:25 pas një ndeshje shumë të fortë, mirëpo me Francën që dukshëm ishte më e mirë dhe ia doli që të sigurojë finalen e madhe.

Hendbollisti më i mirë ishte Nedim Remili me 6 gola, Valentin Porte me 5, kurse Daniel Narcisse dhe Kentin Mahe i shtuan nga 4 gola secili. Te Sllovenia që tashmë do të luftojë së paku për medaljen e bronztë u veçua vetëm Jure Dolenec me 5 gola të shënuar.

Në finale Franca pret kundërshtarin nga gjysmëfinalja tjetër shumë e fortë, Kroaci-Norvegji.

 

 

Artikulli paraprakVIDEO +18/ Goditje brutale nga kundërshtari në MMA, sportisti amerikan rrezikon jetën
Artikulli tjetërSuperndeshje në Camp Nou, me “manita” Barcelona në gjysmëfinale