Një tjetër finale e madhe në futboll, dhe sërish protagoniste Francën.

Ajo në finalen e Nations League mposhti Spanjën me rezultat 1-2, dhe sërush me përmbysje sikurse ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, por duke treguar karakter të madh atëherë kur është më së vështiri, shkruan Korneri.net

Ishte jnë ndeshje fenomenale me raste dhe gola, e sidomos pjesa e dytë ku u pa gjithçka e bukur. Spanja kaloi në epërsi me golin e Oryazabal, por vetëm 65 sekonda më vonë, Karim Benzema, shënoi eurogol për ta barazuar rezultatin.

Fitoren Francës ia siguroi Kylian Mbappe 10 minuta para fundit, edhe pse anëtari i PSG nuk u vërejtë fare deri në ato çaste. Spanja pati dy mundësi për ta barazuar rezultatin në fund, por pritjet e portierit Lloris ishin vendimtare. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here