Labinot Ibrahimi ka thyer një tabu historike. Ai është futbollisti i parë shqiptar me pasaportë kosovare që ka kaluar kufirin rus. Klubi i kuq ka vendosur të postojë në faqen zyrtare të tij, pikërisht momentin kur Ibrahimit i vuloset pasaporta për të kaluar kufirin Rus.

Menjëherë pas tij ka pasuar edhe kosovari tjetër, Ylber Ramadani. Pas shumë e shumë peripecish, dy lojtarët kosovarë kanë mundur të jenë me skuadrën në Rusi, ku do të ndeshen ditën e nesërme me Krasnodarin, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here