Se Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madridi në fund të edicionit kjo më sipas mediave spanjolle as që diskutohet, por mundësitë janë shumë të mëdha që ai t’i thotë lamtumirë që në janar klubit të Diego Simeones.

Griezmann po kalon sezon dëshpërues, pas 11 ndeshjeve në të gjitha garat – ai ka shënuar vetëm 3 gola.

Foto e fundit ka ngjallur debat në Spanjë ku Griezmann u kap disi i distancuar nga shokët në momentin kur lojtarët po bënin foto ekipore.

Griezmann përfundimisht do të largohet nga Atletico, pasi ishte afër të bënte diçka të tillë edhe verës, por dënimi nga FIFA e detyroi lojtarin që të mos e lë në lloç klubin e Simeones./Korneri.net.

Artikulli paraprakMë në fund: Sharkohet Bilic, pas tij vjen…
Artikulli tjetërBundesliga dyshime për Var, mund të hiqet gjatë janarit