Ndeshja e Kombëtares Shqiptare U-21 me Greqinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e europianit 2017 nuk ka shkuar pa probleme.
Pas akordimit të një penalltie në favor të ekipit grek, ka pasur një përplasje të ashpër të futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë.
Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët. Takimi është ndërprerë për disa minuta, dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.