Barcelona ka arritur të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve duke përmbysur gjithçka ndaj PSG-së për të kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë.
Pas humbjes 4 me 0 në ndeshjen e parë, Barça hyri në histori duke kthyer gjithçka me fitoren e thellë 6 me 1. Kjo fitore u vulos krejt në sekondat e fundit të takimit.
Kjo është hera e parë që një ekip ka arritur të kalojë tutje edhe pse në ndeshjen e parë ka pësuar 4 me 0.
Pasi Barcelona shënoi goli e 6 në minutat shtesë dhe të kualifikimit, Messi nuk ka ditur çfarë ka bërë dhe ka hipur në majë të reklama duke festuar me tifozët. Kjo është hera e parë që Messi bën diçka të tillë. Kjo foto ka habitur të gjithë mediat botërore.