Një dramë i ka ndodhur lojtarit të kombëtares dhe mesfushorit të Pescarës, Ledian Memushaj.

Kur ishte gati për të hyrë në fushë për të luajtur kundër Lazios, Memushaj ka marrë një lajm të rëndë. Bashkëshortja e tij që ishte shtatzënë me dy binjakë, kishte humbur dy fëmjë.

Pasi ka marrë lajmin e rëndë, Memushaj ka kërkuar që të largohet nga klubi, për ti qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe familjes, që ka humbur dy fëmijët, të cilët do të lindnin brenda pak muajsh.

Lajmin e ka bërë të ditur Eurosport, që ka shkruar gjithashtu se klubi i Pescara nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë ngjarje, për të mos ngarkuar më shumë emocionalisht kapitenin e skuadrës dhe rënduar gjendjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, i gjithë klubi i Pescarës dhe futbolli italian i është gjetur pranë futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.

Image

Artikulli paraprakNiang dëshiron të mbetet te Watford
Artikulli tjetërBottas te Mercedesi, Finlanda kërkon një Çmim të Madh të F1