Situata e transferimit të lojtarëve nga Shqipëria te Kosova duket se do të vazhdojë edhe për disa kohë.

Pas largimit nga Kombëtarja A e Shqipërisë drejt Kosovës së Rashicës, Mehës, Shalës dhe Rrahmanit, duket se edhe për shumë nga lojtarët që kanë luajtur me ekipet e moshave kuqezi, do të jetë një dyzim për të zgjedhur se cilën përfaqësuese do të përqafojnë.

I radhës që ka bërë kalimin te Kosova, është Ëngjëll Hoti.

Futbollisti i Braunschweig  në Gjermani, ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare për t’iu bashkuar Kosovës dhe për të mos vijuar më me U-21 të Shqipërisë. Hoti është një futbollist që luan në repartin e mesit të fushës, sidomos në qendër të saj.

Përfaqësuesja e vogël e Kosovës vijon nga puna me grumbullime të njëpasnjëshme, në mënyrë që të ndërtojë një ekip të aftë për të përballuar me sukses garat ndërkombëtare, por edhe për të qenë një skuadër që do arrijë të plotësojë ekipin e Albert Bunjakit me elemente të gatshëm për të dhënë kontributin te përfaqësuesja e Kosovës.

Dje, ata kanë qenë të grumbulluar në Durrës për të punuar në një nga komplekset që përdoret edhe nga Kombëtarja shqiptare dhe ekipet e moshave kuqezi.

engjell-hoti-470x264

Artikulli paraprakFOTO/ Skandal tek Man UTD, lojtari kapet në Holandë duke thithur….
Artikulli tjetërAllegri te Arsenali pas “erës” Wenger?