Liverpool barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Chelsea në Premier League.Golin e vetëm për “Reds” e shënoi Georginio Wijnaldum, por ky festim mund t’i kushtonte holandezit edhe pasoja të tjera dhe dëmtime. E gjitha kjo pasi gjatë festimit të golit të barazimit ai u gjuajte me një shishe birre të nga tifozët e Chelsea. Që anglezët janë të apasionuar pas pijes është e ditur por që mund të futen edhe shishet e birrës brenda në stadium në një ndeshje kaq të rëndësishme të bën përshtypje. Pritet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Federatës Angleze për këtë rast.

Artikulli paraprakKëto janë 10 transferimet më të shtrenjta të janarit
Artikulli tjetërFinalja para finales, Atl.Madrid-Barcelona