Mbrojtësi spanjoll, Gerard Peque, ka shprehur sërish pakënaqësitë ndaj gjyqtarëve pas barazimit 1:1 të Barcelonës në transfertë ndaj Vilarealit.
Pique ka shkuar aq larg saqë i ka drejtuar gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tebas pas përfundimit të ndeshjes.
Tebas ishte në ‘El Madrigal’ për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Villarrealit dhe Barcelonës.
“A e ke parë ti atë, po ti, ti”, janë fjalët që Pique i është drejtuar Tebas, shkruan Mundodeportivo, përcjell lajmi.net.
Pique me kritika të ashpra ka dalë edhe pas humbjes së Barcelonës në Kupën e Mbretit nga Athletico Bilbao.