Bekim Balaj ka qenë sot prezent në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur ndeshjen e 1/8-ave të Champions League, Real Madrid-PSG.
Sulmuesi i Kombëtares ka postuar një foto në historinë e Instagramit, para fillimit të ndeshjes, ku shfaqet i veshur me fanellën e Realit, ndërsa shkruante: “Hala Madrid”.
Siç duket, Balaj është tifoz me Realin dhe sot, skuadra e tij e “zemrës” nuk e ka zhgënjyer, pasi madrilienët fituan 3-1 ndaj PSG.