Atmosferë elektrizuese në këto momente në “Riza Lushta”, për të festuar titullin e parë në histori të klubit e Trepçës89. Dita e festës në Mitrovicë, nisi si më së miri fillimisht grupmoshat e reja të 89-shit, U-17 ngritën trofeun e më të mirit të Kosovës në Superligë, e më pas tifozët u përshëndetën edhe nga minatorët e Trepçës, e artistët mitrovicas MC Kresha e Vullnet Sefaja “Marigona”, i cili kalli atmosferën me himnin e krijuar së fundmi për skuadrën e Trepçës89. Atmosfera u ndez kur në stadium motoristët mitrovicas krijuan atmosferë të zjarrtë në stadium, teksa tifozët nuk e po e ndalin këngën dhe entuziazmin në tribuna.

Artikulli paraprakRonaldo tregon kush e largoi nga Reali
Artikulli tjetërMilan dorëzohet në sekondën e fundit ndaj Cagliarit