E përditshmja sportive katalane “Sport” akuzon ashpër skuadrën e Real Madridit e cila sipas tyre po bie në kompromis me kundërshtarët e ardhshëm të “Los Blancos” në La Liga.

Dyshohet se është arritur një kompromis që ndeshja e fundit mes Malagës dhe Real Madridit të tolerohet dhe në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Zidane të shpallet kampione në Spanjë.

Trajneri i Malagas, ish-futbollist i Real Madridit, Michel ka pranuar se dëshiron që Real Madrid të shpallet kampion në La Liga.

Prandaj “Sport” shkruan se kjo mund të ndikojë në rezultatin e kësaj përballje e cila do të luhet më 21 maj.

Artikulli paraprakFelipe Melo, bokson kundështarin (VIDEO)
Artikulli tjetërDonnarumma i vogël për Neuer, ja për çka bëhet fjalë