Nuk është vetëm Tottenham që ka dështuar shumë në transferime në vitet e fundit në futbollin anglez Premier League. Propaganda e madhe që po i bëhet këtij kampionati, sikur i ka marr në qafë shumicën e klubeve në këtë shtet pasi transferimet e shtrenjta po dalin shumë të dështuara, dhe humbjet e parave janë marramendëse, por fal të drejtave televizive atop o stabilizohen.

Marrim shembullin e Tottenham Hotspur, që pas shitjes së Gareth Bale në Real Madrid, kishte shpenzuar 108 milionë funte për asgjë.

Në këtë foto shihen lojtarët të cilin ishin sjell në White Hart Line dhe vetëm dy prej tyre kanë mbetur në klub, por pa lënë ndonjë gjurmë të madhe.

Viti 2013 transferimet: Paulinho, Christian Eriksen, Roberto Soldado, Nacer Chadli, Etienne Capoue, Vlad Chiriches dhe Erik Lamela. Këta janë emrat që u sollën në Londër, dhe të gjithë u larguan përvec danezit dhe argjentinasit të cilët edhe ashtu nuk janë aspak të kënaqur aty ku janë.

Mos të hyjmë të analizojmë edhe blerjet tjera në përgjithësi në klubet tjera angleze, pasi del më shumë se 65% të tyre përforcime të dështuar, të pa mendura mirë.

Artikulli paraprakAguero mungon në derbin e qytetit?
Artikulli tjetërEdhe Wilshere në Serie A!