Federico Bernardeschi është lojtari më i ri i Juventusit. “Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kanë arritur marrëveshjen me Fiorentinën për transferimin e sulmuesit italian që do kushtojë 40 milionë euro, shkruan “Sportmediaset”.
Sipas gazetarit të njohur Gianluca di Marzio, Bernardeschi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.