Sipas menaxherit Mino Raiola tek Milani ka probleme, pasi nuk janë duke u mbajtur premtimet e dhëna.
Menaxheri i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, Raiola ka zbuluar një problem që ka ndodhur te skuadra e Milanos.
Ai ka bërë të ditur se portierit i ishte premtuar shiriti i kapitenit pasi vazhdoi kontratën në klub. Por, gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Leonardo Bonuccit nga Milan.
“Për Donnarumman ishte premtuar shiriti i kapitenit. Asgjë kundër Bonuccit por vetëm të sqarohemi”, deklaroi ai për “Rai Sport”.
Bonucci u emërua kapiten i ri i Milanit menjëherë pas transferimit nga kampioni i Serisë A, Juventus.