Edhe pse e nisi mjaft mirë sezonin e ri të Serie A me atë fitore të pastër 3-0 ndaj Cagliarit, Juventusi do të bëjë të tjera godtije në merkato.

Emrat më të lakuar në shtëpinë e bardhezinjve janë ata të Renato Sanches (Bayern Munchen) e Kevin Strootman (Roma).

Në Torino preferojnë më shumë holandezin, por nuk do ta kenë të lehtë, duke qenë se Roma e konsideron të pashitshëm.

Më i lehtë është operacioni për portugezin e Bayern Munich. Talenti i bavarezëve kërkon të luajë sistematikisht, ndaj duke mos patur shumë hapësira te ekipi i Ancellottit, edhe mund të transferohet në një klub tjetër.

Juventusi mund ta huazojë Sanchesin, duke siguruar një lojtar me cilësi në mesfushë.

 

Image

 

Image

Artikulli paraprakTavecchio: Seria A me 18 ekipe do të jetë e përkryer
Artikulli tjetërZyrtare: Kondogbia huazohet te Valencia