Një konflikt mes Neymar dhe blerjes së re të Barcelona-s Nelson Semedo, ka acaruar së tepërmi brazilianin, i cili u largua i nevrikosur nga fusha stërvitore.

Sipas “Daily Mail”, lojtari tashmë është shumë pranë transferimit te PSG-ja.

Ai u mbajt nga shoku i ekipit, Sergio Busquets, që të mos përplasej edhe më fizikisht, ndërkohë që më pas hoqi i inatosur jelekun e stërvitjes dhe shkoi në dhomat e zhveshjes.

Largimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.

Ndërsa lojtarët e Barcelona-s do të udhëtojnë drejt Spanjës, braziliani do të shkojë në Kinë për qëllime komerciale.

Gjatë kësaj kohe, katalanasit dhe parisienët do të diskutojnë për të realizuar transferimin.

Artikulli paraprakSot takimi vendimtar me Igli Taren, ylli uruguajan në kryeqytetin italian
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Milan me dy goditje bombastike nga Bundesliga