Sulmuesi i Milanit, Luiz Adriano ka rënë dakord që të largohet nga ‘San Siro’ ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Spartaku i Moskës.
Sipas “Calciomercato.com”, braziliani ka arritur një marrëveshje me klubin rus i cili është treguar i gatshëm që të derdhë në arkat e Milanit plot 30 milionë euro.
Lojtari me shumë mundësi gjatë 24 orëve pritet të udhëtojë drejt Rusisë pasi me klubin e ri do të përfitojë një rrogë e majme me vlerë 5 milionë euro në sezon.