Juventus mund të bëjë një përforcim të madh nga rivali i Serisë A, Milani. Sipas asaj që shkruajnë mediat sportive italiane, portieri i ri dhe i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga skuadra ku është, por jo nga Seria A.

Talenti mund të transferohet në Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Tre gazeta të përditshme sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” në numrit të sotëm kanë lajmin për interesimin e “bardh e zinjve” për transferimin e portierit të Milanit.

Donnarrumma konsiderohet si pasardhës i denjë i Gianluigi Buffon në portën e Juventusit.

Artikulli paraprakItali-Shqipëri, 3 stadiume në “garë” për të pritur ndeshjen
Artikulli tjetërKatastrofë e madhe në futboll: Ja ku ka përfunduar ish-lojtari i Realit, Drenthe