Barton Rovers, klubi i kategorisë së 8 angleze (niveli gjysmë-profesionist) është fituesi i vërtetë i ditës së fundit të transferimeve të janarit. Një postim në Twitter i klubit të vogël të Bedforshire ku prezantohej blerja më e re, më 31 janar, ka qenë më i shpërndari mes tifozëve anglezë ndaj ka merituar këtë vlerësim të veçantë.

“Dita e fundit, lajme për blerjet, që të mos kalohemi nga ‘të mëdhenjtë’, ne kemi shpenzuar 6,99 paund për një rashqel të ri”, shkruante klubi i Barton duke prezantuar blerjen e re.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakSuperkupa e Europës 2019 në Tiranë? Publikohen rivalët e FSHF-së
Artikulli tjetërNga Reali te Barcelona!?