Sipas raportimeve të fundit skuadra e Interi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij.
Sipas te përditshmes “GDS”, zikaltërit kanë arritur akordin me mbrojtësin holandez të cilit i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare ku do të përfitojë 3 milionë euro plus bonuset.
Ndërkohë pas marrëveshjes me lojtarin, Interi pritet të hyjë në bisedime edhe me klubin e Lazios, i cili kërkon 30-35 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin holandez.