Inter barazoi sot në mbrëmje 1-1 kundër Crotone-s, një rezultat që shton edhe më shumë krizën zikaltër, pasi të besuarit e Spallettit nuk fitojnë që prej 3 dhjetorit të 2017-ës, fiks 2 muaj.
Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, lojtarëve nuk po iu mbajnë më nervat.
Një gjë e tillë u vu re edhe te Marcelo Brozovic. Mesfushori kroat u zëvendësua në minutën e 77-të nga Karamoh, por pas daljes nga fusha nuk ka pranuar t’i zgjatë dorën trajnerit Spalletti dhe më pas e ka nxjerrë inatin duke goditur një pjesë të stolit të rezervave.
Sigurisht që situata tek Inter-i nuk është aspak e qetë, pasi edhe Candreva gjatë daljes nga fusha pas zëvendësimit në minutën e 64-t u vërshëllye nga tifozët për paraqitjen e tij të dobët ndaj Crotone-s.