Ish-futbollisti i Tiranës, Gjergj Muzaka ka hedhur një foto në Instagram, komplet ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim më parë. Pa fanellën dhe takat sportive, Muzaka tani shfaqet me përparësen e farmacistit.
Futbolli nuk zgjat përgjithmonë” shkruan Gjergji në Instagramin e tij. Kjo duket një lamtumirë e 32-vjeçarit nga futbolli i luajtur sidomos dhe pas problemeve që pati kohët e fundit me klubin e Tiranës për çështjen e pagave.
Gjergj Muzaka përveç se njihet si një ndër futbollistët më të mirë të Superligës shqiptare ai gjithshtu ka mbaruar edhe fakultetin e farmacisë.