Me largimin e Montellës dhe afrimin e Gatussos, e ardhmja e Milanit në zgjedhjet taktike, pritet që të pësojë ndryshime. Puna e parë e ish-mesfushorit të kuqezinjve është që të punojë sa më shumë në kokën e futbollistëve për të rigjetur mentalitetin e duhur.

Moduli i preferuar- Në eksperiencat e mëparshme te Sion, Palermo, OFI i Kretës dhe Piza gjithmonë ka pasur si skemë të preferuar vendosjen 4-3-3. Në këtë rast i sakrifikuari duket se do të jetë një nga sulmuesit, pasi Suso dhe Calhanoglu mund të mbështesin sulmuesin kryesor, që me shumë mundësi mund të jetë Andre Silva.

Alternativa e parë- Gattuso mund të zgjedhë që të luajë edhe me skëmën 4-2-3-1. Në këtë rast , i sakrifikuari duket se është Bonaventura.

Alternativa e dytë- Një skemë tjetër që mund të aplikojë ish-mesfushori është edhe 4-3-1-2, që do ta bënte ekipin më të konsoliduar në prapavijë, por dhe më të pa parashikueshëm përpara.

Artikulli paraprakLajmi fundit: Alaves i’a tregon deren Gianni De Biasit
Artikulli tjetërKëtu nuk ka kushte për lojë, Drenica –Liria, pritet të luhet në…