Gjatë merkatos së verës skuadra e Real Madridit pritet të bëjë përforcime të mëdha ku së fundmi në radarët e gjigantëve spanjollë ka përfunduar sulmuesi i talentuar i Torinos, Andrea Belotti.

Me paraqitjen e tij të shkëlqyer 23-vjeçari ka kthyer vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të cilat kërkojnë shërbimet e italianit.

Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, Real Madrid është në negociata për hapjen e bisedimeve me klubin e Torinos të cilët do tundohen nga një ofertë e “çmendur” prej 100 milionë eurosh.

Së fundmi është raportuar se presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjolle për të finalizuar këtë marëveshje.

Kujtojmë që për Andrea Belottin interesohen edhe klube të tjera si: Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United.

Image

Artikulli paraprakHysaj në listën e Bayern-it për zëvendësuesin e Lahmit
Artikulli tjetërDeklarata për Griezmann, tifozët kosovar të United e quajnë “budallicë” presidentin e Atletico Madrid [FOTO]