Juan Cuadrdao, në mënyrë të pakuptimtë, ka dekonspiruar fanellën e Juventusit për sezonin e ardhshëm. Futbollisti kolumbiani hodhi një foto në rrjetet sociale nëpërmjet të cilës paralajmëronte ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës, një traditë e zakonshme për të.

Por në mënyrë të pashpjegueshme, ai ka përdorur një foto me një fanellë e cila nuk është përdorur asnjëherë në këtë sezon nga Juventusi dhe me sa duket, do të jetë ajo që do të përdoret në edicionin e ardhshëm.

Cuadrado fshiu postimin e tij, por ajo foto u shpërnda nga tifozët të cilët menjëherë filluan të jepnin mendimet e tyre rreth dizajnit të ri. Si ju duket?

Artikulli paraprakTë gjithë ia kërkojnë atij fanellën, por a e dini kujtë Messi ia ka kërkuar fanellën për kujtim?
Artikulli tjetërLind Milani i ri kinez: 4-2-3-1 dhe gjithçka për Morata-n