As në ëndërr tifozi më i “çmendur” i PSG-së nuk do ta kishte menduar një fitore 4-0 të skuadrës së tyre përballë Barcelonës.

Ëndrra u bë realitet nga lojtarët e PSG-së të cilët ishin të vendosur bukur në fushë dhe e kishin të qartë atë se çfarë kërkonin.

Të pathyeshëm në mbrojtje dhe vrasës në kundërsulme ishin dy veçoritë të cilat shkatërruar Barcelonën e ‘yjeve’.

Një ditë më parë katalanasit ishin pretendentët kryesorë për të fituar trofeun e Champions Leagues por pas kësaj humbje ata janë me një këmbë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Kompanitë e basteve tashmë kanë bërë një ndryshim të madh për sa i përket koeficentëve të fitueses së trofeut në Champions League.

Vendin e parë e ka marrë Bajerni që ka kuotën 4.65, ndërsa Barcelona renditet e katërta nga fundi me një koeficient të lartë 29.

Tashmë duhet të presim ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” për të kuptuar se çfarë është në gjende të bëjë Barcelona./ SYRI.net

Image

Artikulli paraprakMarchetti mungon 10 ditë, Strakosha sërish titullar
Artikulli tjetërGriezman: Momenatlisht jam mirë të Atletico Madrid, por në të ardhmën…..