Dje në Kremlin është hedhur shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Goglat rezervuan përballje shumë interasante, ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë filluar që të bëjnë parashikimet se kush mund të triumfojë në edicionin e sezonit të ri.

Favorit sipas ekspertëve ndërkombëtare është Brazili i Tite-s, teksa shanset që “Seleçao” të fitojë për herë të 6 Kupën e Botës, është 14.2%. Pas tyre vjen Gjermania me 11.4%, e ndjekur nga Argjentina me 10.9%. Franca dhe Spanja mbyllin 5-shen më të mirë, ndërkohë që vendi mikpritës sipas specialistëve ka shanse minimale për të fituar eventin më të rëndësishëm në futboll, vetëm 1.7%.

Anglia, Kroacia dhe Polonia nuk bëjnë pjesë në klubet që kanë shumë shanse për triumfuar, por ata mund të jenë surpriza duke parë përbërjet e skuadrave të tyre.

Artikulli paraprakConte a e ke seriozisht?
Artikulli tjetërFOTO/ Gattuso bën revolucion tek Milani, ja formacioni i tij