Nuk është e lehtë për tifozët e Barcelonës që të largohet dikush që parashihej si zëvendësuesi i Messit pas dy apo tri viteve të ardhshme, dikush që ka qenë një nga bartësit e lojës së blaugranëve për këto vit të fundit, dikush për të cilin as që është menduar se do të kërkonte shkëputjen e kontratës, shkruan Korneri.net.

Neymar është tema kryesore në botë dhe si i tillë është e pamundur të kaloj një orë e plotë e të mos shkruhet apo bisedohet për të. Kjo foto e rrallë tregon momentin kur ai me një tifoz të Barcelonës është fyer verbalisht menjëherë pasi ai kërkoj zyrtarisht nga klubi i tij të shitet te PSG.
Ishin truprojet e brazilianit pak edhe të buzëqeshur ata që ndalën ndonjë konflikt fizik në mes tij dhe tifozit jashtëzakonisht të frustruar me vendimin e lojtarit që deri dje ka qenë idhulli i padikutueshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakE duan Man.United dhe Milan
Artikulli tjetërMessi: Postim emocionues për Neymar