Më në fund ka filluar të shihet se stadiumi i qytetit të Prishtinës, ka filluar të marr formë, pas renovimeve që janë duke u zhvilluar prej kohësh në të. Tashmë punët kanë filluar të shkojnë me ritëm më të shpjetë ku së fundmi ka filluar të mbulohet pjesa kryesore e anës perendimore e cila do të veshet me ngjyrat tradicionale të skuadrës “Bardhekaltër”.

Duke parë dinamikën e punimeve në javët e fundit duket se skuadrat kosovare më në fund do të mund të jenë të lumtura, pasiqe pritet që stadiumi i qytetit të jetë i gatshëm në muajin shtator, teksa aty do të mund të luheshin ndeshjet ndërkombëtare të ekipeve kosovare, e sidomos pritet me padurim debutimi i Përfaqësuesës e Kosovës, në kryeqendrën e saj.

 

Artikulli paraprakShkarkohet Spalletti? Roma gjen zëvendësuesin e tij
Artikulli tjetër“Dhelprat” ishin afër fundosjes! Këndellja erdhi pas shkarkimit të trajnerit që i bëri…..