Nuk ka paqe për Pescarën dhe veçanërisht për presidentin e klubit, Daniele Sebastiani i cili mëngjesin e sotëm është shokuar pasi ka parë nën flakë dy makinat e tij private.

Sipas raportimeve të para dyshohet se zjarri është vënë nga tifozët e Pescarës të cilët kohët e fundit nuk janë të kënaqur me ecurinë e skuadrës së tyre, shkruan “Calciomercato.com”.

Menjëherë policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar flakët të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Unë ndihem i zemëruar dhe në fund të vitit do të lë drejtimin e Pescarë”, ishin fjalët e hidhura të presidentit, Daniele Sebastiani.
Menaxhimi jo është arsyeja kryesore përse tifozët kanë sulmuar numrin një të klubit të Pescarës.

Image

Artikulli paraprakDihet data e saktë kur zhvillohet ndeshja e mbetur Valencia-Real Madrid
Artikulli tjetër“Bombastike”: Milan e ka gjetur zëvendësuesin e Montellas, ja kur pritet zyrtarizimi?